Katër të vdekur dhe 119 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

Katër të vdekur dhe 119 raste të reja me coronavirus në Shqipëri

Edhe katër persona të vdekur nga Coronavirusi janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Përveç kësaj, në këtë vend sot janë shënuar shifra rekord të të infektuarve me Covid-19.

Siç bëhet e ditur, edhe në spital është rritur ndjeshëm numri i të shtruarve dhe i personave që paraqiten me simptoma të rënda.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 4 qytetarë: Një 67 vjeçare nga Tirana dhe një 82 vjeçar nga Vlora në spitalin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” një 75 vjeçare nga Malësia e Madhe dhe një 80 vjeçar nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese. Nga 482 testime të kryetar në 24 orët e fundit janë konfirmuar 119 raste pozitive”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 45 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2397 që nga fillimi i epidemisë.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të shmangin grumbullimet masive, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim të përhapjes së infeksionit. Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19”, apelon tutje ministria. /Insajderi.com/