Katër të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Katër të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, njofton Insajderi.

Kështu kanë bërë të ditur nga Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend ku tutje kanë njoftuar se edhe 141 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Më së shumti raste ka në Shkup-51, më pas në Kumanovë-19 dhe në Shtip 15 raste të reja.

Përgjatë kësaj periudhe kohore virusin kanë arritur ta mposhtin 93 vetë, shumica nga Shkupi, Shtipi dhe Tetova. Për herë të parë pas disa muajsh numri i rasteve aktive është nën 3 mijë, përkatësisht 2991. /Insajderi.com