Katër të vdekur dhe 306 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Katër të vdekur dhe 306 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar katër të vdekur nga Coronavirusi, ndërsa 306 janë infektuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, përgjatë kësaj periudhe janë kryer 1 mijë e 412 testime dhe 71 qytetarë janë shëruar, duke u regjistruar gjithsej 10 mijë e 466.

Rastet pozitive të regjistruar me Coronavirus në 24 orët e fundit janë identifikuar 179 në Tiranë, 25 në Korçë dhe Vlorë, 16 në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 në Berat, 6 në Mirditë e të tjerë, shkruan EO.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët gjashtë të intubuar./Insajderi.com