Katër të vdekur dhe159 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Katër të vdekur dhe159 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Katër persona të vdekur dhe 159 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Përgjatë kësaj periudhe kohore, janë regjistruar edhe 52 pacientë të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në këtë vend ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 64 vjeçar nga Korça dhe tre qytetarë nga Tirana : një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar. /Insajderi.com