Katër të vdekur e 125 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Katër të vdekur e 125 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar katër raste të vdekjes dhe 125 raste të reja pozitive.

Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 1983 mostrave të dyshimta.

Me këtë, numri i të vdekurve nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 2321, kurse i të prekurve me COVID-19 në 128.518.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98.269 nga fillimi i epidemisë./Insajderi.com