
Raportohet se të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 20 të tjerë janë lënduar pas të shtënave me armë zjarri në selinë e gazetës Capital Gazette në Maryland.
Phil Davis, reporter i kësaj gazete, ka konfirmuar se disa njerëz janë qëlluar.
Kurse praktikanti në këtë gazetë, Anthoni Messenger, ka shkruar në Twitter, “një person po sulmon me armë zjarri në ‘888 Bestgate’, ju lutem na ndihmoni”.
Daily Mail thotë se Policia ka konfirmuar se deri tani katër janë të vdekur e 20 të tjerë janë lënduar.
Raporte të pakonfirmuara thonë se sulmuesi është në paraburgim.