Katër vdekje të reja si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Katër vdekje të reja si pasojë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Insajderi.

Ministria e Shëndetësisë në këtë shtet bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shënuar 389 raste të reja të infeksionit.

Ndërkohë, edhe 998 pacientë të infektuar me COVID-19 janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 86 mijë e 844 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve nga virusi vdekjeprurës në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 95 mijë e 736 raste, ndërsa i të vdekurve ka shkuar në dy mijë e 959 persona./Insajderi.com