Katër vdekje pasojë e COVID-19 dh rekord i rasteve

Katër vdekje pasojë e COVID-19 dh rekord i rasteve

Si pasojë e virusit COVID-19, katër persona humbën jetën në Kosovë gjatë njëzetekatërorëve të fundit.

Ndërsa, u regjistrua rekordi i rasteve me Coronavirus, gjithsej 281 raste.

Numri i përgjithshëm tani ka arritur në 18.626, ndërsa numri i të shëruarve arritur më 15.295 me 97 personat e shëruar sot.

Numri i rasteve aktive tani ka arritur në 2.658.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec. /Insajderi.com