Katër vetura përfshihen në një aksident

Katër vetura përfshihen në një aksident

Në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan ka ndodhur një aksident në të cilën janë përfshirë katër vetura.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30 saktësisht në afërsi të fshatit Slivovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës e ka konfirmuar aksidentin për Insajderi-n.

“Njësitë e trafikut rajonal menjëherë kanë dalë në vendngjarje dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes  është parë që në aksident janë përfshirë katër vetura, ndërkaq deri më tani katër persona kanë kërkuar ndihmën mjekësore për shkak të lëndimeve të marra”, tha ajo.

Ahmeti theksoi se “Për të ofruar ndihmën mjekësore për të lënduarit janë ftuar edhe ekipet mjekësore emergjente”.

“Aktualisht njësia e trafikut rajonal po vazhdon me veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të zbardhjes së rrethanave që kanë shkaktuar këtë aksident”, përfundoi përgjigja. /Insajderi.com