Katër vetura të përfshira në një aksident në Veternik (VIDEO)

Katër vetura të përfshira në një aksident në Veternik (VIDEO)

Katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku të ndodhur sot rreth orës 22:00, në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Gazeta Online Insajderi ka arritur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se kalimi i automjeteve të tjera po bëhet lirshëm në atë zonë, ku janë ndalur veturat e aksidentuara.

Dy persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident, ndërsa rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 21:30, në rrugën Ferizaj-Prishtinë (në Veternik), ka ndodhur një aksident trafiku në mes të katër automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po mirret njesia e komunikacionit rrugor”, ka thënë ai. /Insajderi.com