Katër viktima dhe 162 të infektuar me Coronavirus nëMaqedoninë Veriore

Katër viktima dhe 162 të infektuar me Coronavirus nëMaqedoninë Veriore

Katër viktima dhe 162 të infektuar është bilanci i fundit që është shënuar në Maqedoninë e Veriut sa i përket Coronavirusit, njofton Insajderi.

Këtë e kanë bërë të ditur institucionet shëndetësore në këtë vend, të cilat tutje thonë se numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 743.

Instituti i Shëndetit Publik i këtij vendi, të enjten e 2 tetorit ka regjistruar 109 persona të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 18 mijë e 138 nga të cilët 15 mijë e 68 persona janë shëruar, 2.327 raste ende janë aktive. /Insajderi.com