Katër viktima dhe 80 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Katër viktima dhe 80 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Katër persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e përditshëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ku tutje thuhet se edhe 80 raste të reja pozitive kanë rezultuar nga gjithsej 566 mostra të marra për tesim.

Përveç këtyre rasteve edhe 32 pacientë janë shëruar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot ka arritur në 14 mijë e 282 raste, ndërsa ai i rasteve aktive ëshë një mijë e 203.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 24 raste, komuna Gjilan 10 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga 1 rast Prizren, Klinë, Lipjan, Shtime dhe Deçan”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com