Katër viktima dhe rekord rastesh të reja me Coronavirus në Shqipëri

Katër viktima dhe rekord rastesh të reja me Coronavirus në Shqipëri

Katër persona të vdekur dhe 178 persona të infektuar me COVID-19, është bilanci i fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, viktimat janë një 57-vjeçar, një 75-vjeçar, një 72-vjeçar dhe një 88-vjeçar, të gjithë me sëmundje bashkëshoqëruese.

Kjo ministri bëri me dije se 81 qytetarë janë shëruar, duke e çuar në 4413 numrin e pacientëve që kanë fituar betejën me Coronavirus. /Insajderi.com