Katy Perry hiqej si një aktore tjetër që të futej në klube si tinejxhere

Katy Perry hiqej si një aktore tjetër që të futej në klube si tinejxhere

Emri Katy Perry ka kohë që është bërë i njohur në të gjithë botën sa që është e vështirë të mendosh se ka ekzistuar një kohë kur ajo ishte vetëm një vajzë e panjohur.

Së fundmi, Katy dhe aktorja Zooey Deschanel u kyçën live në Instagram, dhe këngëtarja shfrytëzoi rastin të rrëfente diçka për vitet e saj të adoleshencës, shkruan BuzzFeed, transmeton Insajderi.

“Duhet të pranoj diçka Zooey”, thotë ajo. “Kur erdha në Los Angeles isha një askush dhe ti po hipje shkallët e famës asokohe. Bota ishte e jotja. Dhe atëherë shumë më komplimentonin për ngjashmërinë që kisha me ty”.

Padyshim që ato dyja ngjanin shumë atëherë. Mjafton të shihni foton e mëposhtme kur të dyja kishin të njëjtin model dhe ngjyrë flokësh. Që të mos i ngatërroni në të majtë keni aktoren Deschanel ndërsa në të djathtën keni këngëtaren Perry.

“Në LA shkoja shpesh në klube”, vazhdon këngëtarja. “Doja thjesht të hyja brenda në klub, nuk kisha para, nuk kisha të njohur dhe nuk kisha para. Nuk kisha asgjë, dhe shpesh hiqesha si ti për të më lënë të hyjë brenda”.

“Epo, e dija këtë”, ishte përgjigja e aktores.

Katy ishte qartë e tronditur nga përgjigja e rastësishme e Zooey, duke mos pritur që sekreti i saj i vogël të dihej tashmë kaq gjerësisht.

“Njerëzit me thonë,” Të pashë!” kujton aktorja duke qeshur. “Dhe pastaj të gjithë më tregonin vazhdimisht për këtë vajzë, Katy, Katy, e cila duket si ty, dhe unë thashë ‘Kush është kjo Katy?’”

“Kur të takova, u lehtësova shumë sepse je shumë e bukur”, shton Deschanel.

Më poshtë mund të shihni të plotë bashkëbisedimin live në Instagram mes artisteve. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KATY PERRY (@katyperry)