Katy Perry nuk shqetësohet nga prezenca e John Mayer në koncert

Katy Perry nuk shqetësohet nga prezenca e John Mayer në koncert

Katy Perry dhe ish i dashuri i saj, John Mayer, janë parë në koncertin e Adele të mbajtur në Los Angles.

Por, të dy këngëtarët kanë qenë në shoqëri të personave të tjerë: Perry me Orlando Bloom, ndërsa Mayer me një vajzë e cila kishte të veshur një bluzë të reperit të vdekur Tupac Shakur.

Ata nuk ishin të ulur pranë njëri-tjetrit, dhe Perry nuk dukej e shqetësuar me praninë e ish të dashurit të saj në këtë ngjarje.

Perry dhe Mayer kanë qenë në në lidhje dashurie për një kohë të gjatë.  Por, kohët e fundit Perry është parë shpesh e shoqëruar nga aktori i njohur Orlando Bloom/Insajderi