Katy Perry rrëfen për turpin që ndjente lidhur me të qenit në depresion

Katy Perry rrëfen për turpin që ndjente lidhur me të qenit në depresion

Këngëtarja Katy Perry ka pranuar se si ndjehej e turpëruar për medikamentet që merrte në periudhat e saj depresive.

Katy ka rrëfyer së fundmi që ajo është përballur me periudha të errëta depresive, ndërkohë që ishte duke punuar në albumin e saj, gjë që rezultoi me kritika jo të mira për albumin e saj të vitit 2017 Witness, raporton Daily Mail, shkruan Insajderi.

 

Ajo u paraqit në Howard Stern Show duke thënë: “Unë gjithmonë kisha një lidhje argëtuese me muzikën dhe e humba atë. E humba buzëqeshjen. Kur krijon art, entuziazmohesh duke menduar se si do ta presin të tjerët. Më parë, kur isha shumë keq, e përdorja muzikën për të dalë nga depresioni. Është një nga ato gjëra që bën për të hequr mendjen, sikur ushqimi, i dashuri, shoppingu. Isha shumë e turpëruar prej faktit që po merrja antidepresantë.”

Katy thotë që Orlando Bloom ishte burri i vetëm që mund të përballonte peridhat e saj të errëta./Insajderi.com