“Kazma në dorë, buka në gojë”, thotë Kadri Veseli

“Kazma në dorë, buka në gojë”, thotë Kadri Veseli

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka nxjerrë një fjalë të urtë, për të cilën thotë se e përdorin në anën prej nga vjen ai, Mitrovica.

“Kazma në dorë, buka në gojë”, ka shkruar Veseli në facebook, duke e lidhur atë me njerëzit punëtorë.

“Tek ne thonë ‘kazma në dorë, buka në gojë’. Hëngra byrek me pronarët, Adelinën dhe Agimin, dhe punëtorët e një furre të mirë prishtinase. Kanë filluar me një shitore të vogël, kurse furra “Tanore” sot punëson mbi 30 persona dhe ushqen gjysmën e qytetit. U pajtuam se Kosova ka nevojë për një Fillim të Ri, vendime të mëdha dhe të ndershme”, ka shkruan Veseli./Insajderi.com