fbpx

KB: Belgjika duhet të paguaj dëmet për shkak të krimeve në Kongo

Diskriminimi racor ndaj afrikanëve është gjithmonë e më tepër prezent në institucionet e Belgjikës dhe ky vend duhet të kërkojë falje dhe të paguaj dëmet për shkak të krimeve të kryera gjatë kolonizimit të Kongos, kanë deklaruar ekspertët e Kombeve të Bashkuara.

KB: Belgjika duhet të paguaj dëmet për shkak të krimeve në Kongo

Grupi punues i ekspertëve të KB për njerëzit me prejardhje nga Afrika ka pretenduar në raportin mbi Belgjikën se “rrënjët e shkakut të shkeljeve të sotme të drejtave të njeriut janë në mungesën e pranimit të vëllimit të vërtetë të dhunës dhe padrejtësisë gjatë kolonizimit të Kongos”.

“Jemi të brengosur për shkak të gjendjes së drejtave të njeriut të popujve me prejardhje nga Afrika në Belgjikë e cila po përballet me racizëm dhe diskriminim racor. Ekziston prova e qartë se diskriminimi racor prezent në institucionet e Belgjikës”, pretendohet në raport.

Ekspertët e KB pretendojnë se racizmi në Belgjikë është prezent deri sot dhe në raport propozojnë që Belgjika të shqyrtojë pagesën e reparacioneve për Kongon “si mjet i pajtimit”.

Veprimet e Belgjikës në Kongo janë kritikuar gjatë si një nga shembujt më të këqija të keqtrajtimit kolonial.

Sundimi i mbretit të Belgjikës Leopold i Dyti mbi Kongon prej vitit 1885 deri 1908 ishte brutal, dhe ky vend ishte nën sundimin e Belgjikës deri në vitin 1960 kur u pavarësua./Insajderi.com.