KB Prishtina humb ndeshjen vendimtare në Europe Cup

KB Prishtina humb ndeshjen vendimtare në Europe Cup

Skuadra e KB Prishtinës është dorëzuar në fund ndaj Belfius Mons në FIBA Europe Cup, duke u mposhtur me rezultat 69:75

 

KB Prishtina e ka dominuar ndeshjen gjatë tërë kohës ndaj Belfius Mons, por është dorëzuar në çerekun e fundit, duke u mposhtur 69:75.

Vendësit e mbyllën çerekun e parë me epërsi 24:21, ndërsa pjesën e parë me pesë pikë 42:37.

Belfius Mons e ngushtoi rezultatin në çerekun e tretë në dy pikë 61:59, ndërsa në çerekun e fundit e bëri diferencën, duke fituar në fund 69:75.

Pas kësaj ndeshje KB Prishtina mbetet në vendin e parë më 8 pikë në Grupin G, një më shumë se sa Belfius Mons në vendin e dytë.