Instituti Demokratik i Kosovës, ka zhvilluar një katalog për çështjen e 11 komunave të Kosovës ku përfshihen probleme me të cilat përballen qytetarët dhe po ashtu si primare kanë vendosur çështjet ku përfshihen planifikimet buxhetore të komunave për vitin 2020.
Së pari KDI prezantoi katalogun e çështjeve për komunën e Mitrovicës së Jugut ku pas hulumtimeve që kanë bërë duke u bazuar në intervistimin e banorëve të fshatrave dhe të lagjeve që kanë vizituar kanë identifikuar probleme në infrastrukturën rrugore, rrjetin e kanalizimit, furnizimin me ujë të pijes, transport publik, gjendjen e shkollave, menaxhimin e mbeturinave, në ndriçimin publik dhe shërbimet shëndetësore.
Nga kjo ata kanë përfunduar se gati të gjitha vendbanimet kanë nevojë për intervenim në infrastrukturën rrugore.
Në këtë komunë ka vendbanime që janë të kyçur pjesërisht apo nuk janë të kyçur fare në rrjet të kanalizimit.
Si më emergjente konsiderohet ndërhyrja në përmirësimin e rrjetit të kanalizimit në fshatrat Kҫiq i Madh, Zasellë, Stantërg, Vërnicë, Zhabar i Poshtëm dhe Mazhiq. Poashtu është konstatuar se 11 fshatra kanë mungesë të ujit të pijshëm dhe po ashtu se vetëm 5 fshatra e shfrytëzojnë transportin publik urban.