KDI: Shumica parlamentare e paaftë për të zgjidhur problemet në Kuvend

KDI: Shumica parlamentare e paaftë për të zgjidhur problemet në Kuvend

 

Instituti Demokratik i Kosovës sot ka mbajtur një konferencë në të cilën ka bërë vlerësimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2016.

Sipas KDI-së, Kuvendi i Kosovës ka pas një performancë negative gjatë gjithë vitit, për shkak të mungesës së kuorumit, shtyrjes së seancave e deri të eskalim gjatë debateve.

Gjithashtu edhe performanca e shefave të grupeve parlamentare sipas KDI-së ka qenë shumë e dobët.

“Performanca e shefave të grupeve parlamentare ka qenë shumë e dobët. Praktik tjetër negative ka qenë edhe miratimi i ligjeve në procedura të përshpejtuara, siç është miratimi për projektligjin e buxhetit për vitin e ri”, tha Albert Krasniqi koordinator i projektit.

Sipas monitorimit të KDI-së, gjatë këtij viti deputet kanë shtruar një numër të vogël të pyetje. MË së shumti sipas këtij raporti Lëvizja Vetëvendosje ka bërë gjithësej 90 pyetje parlamentare ndëresa shumica e pyetjeve të shtruar kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor.

KDI ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës punët i ka kryer pa një plan zhvillimi.

“Nga ky plan 164 ligjeve është dashtë të miratohen mirëpo janë miratuar vetëm 52 prej tynev. Kanë mbetur edhe 94 ligje pa u sjell në kuvend”.

Ndërsa një nga çështjet më të rëndësishme që ka qenë edhe dialogu me Serbin, proces ky që është trajtuar vetëm në 6 seanca dhe janë shtruar vetëm 10 pyetje, ndërsa kuvendi ka miratuar vetëm 2 rezoluta, në lidhje më këtë.

“Në bazë të kësaj kemi pa se Kuvendi është e pa aftë për të zgjidhur problemet në parlamentin e Kosovës”, ka përfunduar Albert Krasniqi. /Insajderi.com