Keanu Reeves është duke shkruar stripin i cili do të dalë në shitje në tetor

Keanu Reeves është duke shkruar stripin i cili do të dalë në shitje në tetor

Një prej aktorëve më të dashur dhe një humanist i madh Keany Reeves, është duke na befasuar në një aspekt tjetër.

Ai është bërë bashkë me një prej shkrimtarëve të novelave grafike më të mirë nga New York Times, Matt Kindt, për të prodhuar strupin “BRZRKR”, raporton CNN, shkruan Insajderi.

Ky strip përmban 12 pjesë dhe e para e këtij cikli do të dalë në tetor të këtij viti.

Ilustrimet do të i bëjë Alessandro Vitti dhe do të publikohen nga Boom!Studios, të cil kanë sjellë stripa si “Power  Rangers” dhe “Bill dhe Ted”.

Ky strip për tematikë ka një gjysmë përendi të dhunshëm, i cili po endet nëpër tokë duke kërkuar përgjigjen lidhur me egzistencën e tij.

“Pasi endet nëpër Tokë me shekuj, Berzerker, gjysmë përëndia i dhunshëm fillon të punojë për qeverinë e SHBA për të fituar beteja që janë shumë të dhunshme dhe shumë të rrezikshme për këto tjetër,” thuhet në sinopsisin e stripit.

Aktori tregon që gjithmonë ka qenë adhuruese i stripave që prej fëmijë : “I kam dashur stripat që kur kam qenë fëmijë dhe mendoj që kanë pasur një influencë artistike në mua.”

Ai e ka përshkruar përvojën e të punuarit me me Kindt, Vittiin dhe të tjerët si një ëndërr e bërë realitet.

Në një intervvistë për USA Today, ka thën që ai kishte ëndërruar gjithmonë ta luajë Wolverine ndërsa tash do të donte shumë të luante Berzerker.

Printimi dhe dhe publikimi digjital i strupit do të realizohet me 7 tetor./Insajderi.com