Keanu Reeves nuk e ka ditur që Matrix është një alegori për njerëzit trans

Keanu Reeves nuk e ka ditur që Matrix është një alegori për njerëzit trans

Në fillim të këtij muaji, Lilly Wachowki, pas vitesh spekulime të fansave, ka konfirmuar se filmat Matrix, të cilat ajo dhe motra e saj Lana i kanë shkruar dhe u kanë bërë regjinë, janë metafora për përvojën transeksuale.

Keanu Reeves, i cili luan rolin e Neos në këtë trilogji, thotë që ai nuk e dinte këtë, mirëpo e mbështet këtë.

“Mendoj që filmat Matrix janë të thellë dhe alegoria e përdorur në ta, mund të interpretohet në versione të ndryshme. Mendoj që është një gjë shumë e mirë që Lilly e ka ndarë këtë gjë me ne.”

I pyetur nëse Matrix 4 do të ketë një mesazh të tillë alegorik, Keanu tha : “Nuk e di, mendoj që do të jetë i hapur për interpretime.”

Reeves është duke punuar në filmin e katërt të Matrix. Ai, Carrie-Anne Moss dhe Jada Pinkett-Smith, janë në rolet e tyre të vjetra, ndërsa aktorët si Yahya Abdul-Mateen dhe Neil Patrick Harris, do të luajnë karaktere të reja.

”Unë nuk e di se si të qenit trans ka ndikuar në trurin tim, kur isha duke e shkruar,” tha Wachowski për Netflix. “Ne gjithmonë kemi jetuar në një botë imagjinative. Ishte filmi që na ka ndihmuar të lirohemi si filmbërës, sepse mund të imagjinonim gjëra, që nuk i kishim parë në ekrane.”

“Jam e lumtur që njerëzit janë duke folur për filmat Matrix si një metaforë për personat trans dhe jam e lumtur që mund të jem pjesë e udhëtimit të tyre me këtë film,” shtoi ajo.

“Jam e lumtur, sepse ky ishte qëllimi origjinal. Por bota nuk ishte e gatshme atëherë për të folur hapur për këtë gjë. Sidomos bota e koorporatave të filmit.”/Insajderi.com