KEDS-i arsyetohet përse konsumatorët nuk po mund t’i raportojnë problemet me energji elektrike

KEDS-i arsyetohet përse konsumatorët nuk po mund t’i raportojnë problemet me energji elektrike

Viktor Buzhala zëdhënësi i KEDS-it ka arsyetuar problemet e kësaj kompani që shumë qytetarë nuk po mund t’i lajmërojnë problemet me energjinë elektrike.

Ankesa në drejtim të Gazetës Online Insajderi kanë adresuar qytetarë të shumtë të cilët kanë shprehur shqetësimet për situatën e krijuar në KEDS.

Buzhala ka thënë se e gjithë kjo situatë ka ndodhur për shkak të mbingarkesës.

“Është mbingarkesë e thirrje për këtë arsyeje mund të ketë”, ka thënë Buzhala për Insjaderin.

Insajderi me të marrë informatat ka provuar që të kontaktojë me qendrën e thirrjeve, por numrat e tyre nuk kanë qenë të qasshme.

Kujtojmë që problemet me energji elektrike po vazhdojnë në shumë pjesë të Kosovës. Të reshurat e shiut po ashtu zakonisht në vendin tonë shkaktojnë probleme me energjinë elektrike ku shumë lagje mbesin të pa furnizuara.