KEDS-i shpërfill kryeministrin Haradinaj

Kërkesa e kryeministri Ramush Haradinaj, që qytetarët të furnizohen me energji pa ndërprerë pasi që atyre nuk u intereson se cilat njësi bien e as sa është çmimi i energjisë, KEDS po i përgjigjet me shtrenjëtim. Kjo ndërmarrje po blenë energji elektrike katërfish ma shtrenjë sesa çmimi real, për këtë madje paralajmëron edhe rritje të çmimit të faturave për qytetarët.

KEDS-i shpërfill kryeministrin Haradinaj

Javën e fundit Kosova është përballur me mungesë ekstreme të energjisë elektrike, në disa vende deri në 6 orë, ani pse Rrjeti për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike KEDS do të duhej të siguronte 24 orë pa ndërprerje. Për këtë e obligon kontrata që ka shtetin, shkruan Insajderi.

Kryeministri Ramush Haradinaj, sot ka reaguar ashpër ndaj dy ndërmarrjeve KEK dhe KEDS për mungesë e energjisë elektrike. Ka kërkuar nga to të sigurojnë energji pa ndërprere pasi që qytetarëve dhe qeverisë nuk iu intereson nëse ka rënie të njësive as çmimi i energjisë së importuar.

Por më të fuqishëm se sa reagimi i kryeministrit dhe qytetarëve por tregohen KEDS, shkruan Insajderi.

Përveç që nuk ka marrë përgjegjësi për këtë thotë se po blenë rrymë katërfish më shtrenjtë për energjinë e importuar.

Sipas zëdhënësit të KEDS, Viktor Buzhala, po blehet energji prej 100 deri në 120 euro për një MW.

“Për momentin jemi duke u ballafaquar me mungesë të energjisë elektrike. Nga prodhimi vendor po arrihet të prodhohen më pak se 400 MË që nuk arrin të mbulojë as 50% të konsumit”.

“Ne jemi duke importuar të gjithë energjinë që po mund ta gjejmë në treg dhe po e blejmë atë me një çmim shumë të lartë, rreth 100 deri 120 EURO për MË. Kjo është 4 herë më e shtrenjtë se rryma që prodhohet në vend”.

Buzhala paralajmëron se edhe çmimet e faturave për qytetarët do të rriten.

“Këto çmime të larta kanë ndikim në çmimin e rrymës për konsumatorë”, tha ai.

Thotë se për të balancuar sistemin janë të detyruar që të aplikojmë ndërprerje duke bërë përpjekje maksimale që konsumatorët të afektohen sa më pak.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë konsumatorëve që të kursejnë energjinë për aq sa munden në mënyrë që ta tejkalojmë këtë situatë vështirë”, tha ai./Insajderi.com