Shumë vendbanime në Kosovë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e prishjeve që kanë ndodhur ditëve të fundit nga moti i ftohtë. Zyrtarët e KEDS’it kanë njoftuar se rre" />

KEDS: Prishjet e rrjetit elektrik kanë lënë disa komuna pa rrymë

KEDS: Prishjet e rrjetit elektrik kanë lënë disa komuna pa rrymë

Shumë vendbanime në Kosovë kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e prishjeve që kanë ndodhur ditëve të fundit nga moti i ftohtë. Zyrtarët e KEDS’it kanë njoftuar se rreth 15 prishje aktive të rrjetit të energjisë elektrike kanë ndikuar që një pjesë e vendbanimeve të Pejës dhe Mitovicës të mbesin pa rrymë.

Këto reduktime po ndodhin si pasojë e prishjeve, pasi që në shumë vendbanime janë këputuar apo thyer shtyllat elektrike.

KEDS nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se  mbi 500 punëtorë janë vazhdimisht në terren. Mirëpo, rajoni i Dukagjinit, saktësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova kanë më së shumti reduktime ngase dëmet atje janë më të mëdha,  si dhe rajoni i Mitrovicës ka një numër të konsiderueshëm të prishjeve.

Më tepër për Dosjen Grande

Negociatat e dyshimta për armë të familjes Rugova me KFOR in dhe Hajredin Kuçin