Keira Knightley thotë se prostitucioni është një prej punëve të pakta, ku gratë paguhen më shumë se burrat

Keira Knightley thotë se prostitucioni është një prej punëve të pakta, ku gratë paguhen më shumë se burrat

Keira Knightley është hapur lidhur me ‘kompleksitetet’ e të qenit femër në epokën moderne ndërsa reflektoi për një rol të ardhshëm.

Aktorja 35-vjeçare është vendosur të shfaqet në një film të ri të quajtur Misbehavior që përqendrohet në botën e konkurseve të bukurisë.

Ndërsa diskutonte se si ajo lidhej me feministet e përshkruara në film, Keira pranoi se ajo ishte dakord me lëvizjen dhe ishte gjithashtu e vetëdijshme për presionet me të cilat përballen gratë në botën moderne.

Ajo pastaj vazhdoi të diskutojë hendekun gjinor të pagave dhe vuri në dukje se modelimi dhe prostitucioni janë disa nga vendet kryesore të punës, që lejojnë gratë të fitojnë më shumë sesa burrat.

“Kam lexuar skenarin dhe natyrisht jam dakord plotësisht me feministët e valës së dytë që protestojnë dhe megjithatë kam bërë shumicën e parave të mia si modele për Chanel,” i tha ajo revistës Stellar./Insajderi.com

Mirror