Kek: Kosova është një ekip i mbushur me yje

Kek: Kosova është një ekip i mbushur me yje

Kosova do të zbresë mbrëmjen e nesërme në fushë, ku në orën 20:45 do të luajë kundër Sllovenisë, njofton Insajderi.

Sllovenët synojnë vendin e parë në grup dhe kërkojnë fitoren ndaj “dardanëve” për të mbërritur këtë objektiv. Megjithatë, trajneri i Kombëtares sllovene, Matjaz Kek, ka folur për përfaqësuesen e Kosovës, të cilën e cilëson të mbushur me yje.

“Qëllimi ynë është të fitojmë. Kosova është një skuadër e përbërë me yje që luajnë në ekipe të mëdha të Evropës. Por ne kemi fatin në duart tona dhe dëshirojmë ta përfundojmë grupin si lider”, ka thënë Matjaz Kek.

Të dielën Kosova luan në transfertë te Sllovenia, ku sllovenët ndodhen në vendin e parë ne grup me 10 pikë, ndërsa Kosova ndodhet në vendin e tretë ne grup me vetëm dy pikë, pa asnjë shancë për t’u ngritur në Ligën B. /Insajderi.com