• 3" />

Kek me kajsi të karamelizuara; Ëmbëlsira e së hënës

Përbërësit për tavë katrore me diametër 23 cm ose atë që keni, por të mos i hiqet bordi anësor

PËR KAJSITË E KARAMELIZUARA:

• 3 lugë mjaltë • 2 lugë sheqer

• 1 lugë lëng limoni • 5 kajsi ose (pjeshkë) që i kemi ndarë në mes dhe u kemi hequr bërthamën

PËR BRUMIN

(do të përdorim si masë një gotë që merr 250 ml ujë)

• 1+1/4 gotë miell Tipi 00

• 1 lugë e vogël sodë për ëmbëlsira (5 g) • 1 majë thike kripë • 3 vezë (të bardhat veç nga të verdhat) • 1 + 1/4 gotë sheqer • ½ gotë gjalpë i tretur

• ½ gotë qumësht • 1 lugë e vogël lëng vanilje ose 1 bustinë vanilje

PËRGATITJA:

Ndezim furrën në temperaturën 180° C (kekun do ta pjekim në pjesën e poshtme të furrës). Lyejmë me gjalpë tavën që do të përdorim.

KARAMELIZIMI I KAJSIVE:

Në një tigan të sheshtë që nuk ngjit, hedhim mjaltin, sheqerin dhe lëngun e limonit. Kur sheqeri të jetë tretur, vëmë sipër gjysmat e kajsive, me pjesën e prerë poshtë. E heqim nga zjarri pas 3-4 minutash dhe vendosim kajsitë bashkë me lëngun, në tavën ku do të piqet keku (të cilën e kemi lyer më parë me gjalpë).

BRUMI:

1Në një tas bëjmë marengë të bardhat e vezëve me rrahëse elektrike, shtojmë pjesë-pjesë me lugë ¾ e sasisë së sheqerit dhe e lëmë mënjanë.

2Në një tas tjetër përziejmë me rrahëse elektrike gjalpin, sheqerin që na ka mbetur dhe të verdhat e vezëve. Ulim shpejtësinë e rrahëses dhe shtojmë pjesëpjesë miellin, sodën me sitë dhe qumështin. Shtojmë të bardhat e vezëve dhe i përziejmë me kujdes me spatul, me lëvizje nga poshtë lart. Hedhim brumin mbi kajsitë në tavë dhe e vëmë të piqet për 50 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër. Pas 20 minutash e heqim nga tava dhe e përmbysim mbi një pjatë të madhe. E shoqërojmë me akullore me vanilje ose kështu, të vakët ose në temperaturë ambienti.