Kelly Osbourne duket krejtësisht ndryshe pas rënies në peshë

Kelly Osbourne duket krejtësisht ndryshe pas rënies në peshë

Kelly Osbourne është parë për herë të parë që prej transformimit të saj.

Vajza e këngëtarit Ozzy Osbourne ka humbur peshë dhe ka ndryshuar pamjen dhe këtë e ka ndarë me adhuruesit në llogarinë e saj në Instagram, mirëpo deri më tash nuk ka postuar ndonjë fotografi.

Mirëpo dje ajo është kapur nga paparacit duke shëtitur nëpër rrugët e Los Angeles, bashkë me një mik dhe me vajzën e saj të vogël, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Ajo përpos peshës, ka ndryshuar ngjyrën e flokëve me nuanca rozë dhe jorgavani, të mbledhura gërshetë në majë të kokës.

Kelly u përgëzua prej adhuruesve për pamjen e saj, e veshur krejtësisht me të zeza dhe me syze ‘cat eye’.

Ajo ka treguar që një prej arsyeve për ndryshimin e saj është ndryshimi i dietës së saj, në një ushqim tërësisht vegan që nga viti 2012.

“Kur mësova të ha dhe të ushtroj në mënyrën e duhur, ishte më e përshtatshme se sa të jem përkohsisht në dietë.”

Mendohet se Kelly e filloi dietën vegane gjatë lidhjes romantike të saj me kuzhinierin Matthew Mosshart por vazhdoi edhe pas përfundimit të kësaj lidhjeje./Insajderi.com