Kelmendi, militantëve të VV-së që po e shajnë: Shihemi në ditën e gjykimit

Kelmendi, militantëve të VV-së që po e shajnë: Shihemi në ditën e gjykimit

Kryetari i partisë Fjala ka thënë se ka marrë shumë fyerje dhe sharja nga militanët e Vetëvendosjes, pasi ai po e kritikon Abin Kurtin në qeverisje, shkruan Gazeta Metro.

Duke qenë se Kelmendi njihet si besimtar i devotshëm dhe praktkues i fesë islame, ai të gjitha shkrimet e tij në Facebook i lidh me fe. Kështu, edhe këtë herë ai u është drejtuar militantëve të VV’së se si do të reagojnë në ditën e gjykimit, ku sipas tij aty të gjithë janë të barabartë.

“…atëherë e paqin vetën në qafë në Ditën kur askujt nuk i bëhet padrejtësi, në Ditën e Gjykimit kur do të dalim para ZOTIT të Lartëmadhëruar”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Gjatë 10 viteve të karierës time politike asnjëherë nuk jam pajtuar me politikat e dëmshme dhe të gabuara.

Kam kundërshtuar me fjalë por edhe me vepra.

Jam ndarë nga një koalicion dhe nga një parti vetëm e vetëm që të jam me popullin, që ta mbrojë interesin e popullit dhe jo interesin tim përsonal.

Përshkak të qëndrimeve të mia, kam rrezikuar edhe karierën edhe jetën time.

Jam ndër specialistët e rrallë mjekësorë në Kosovë që jam i papunësuar në institucionet publike si pasojë e hakmarrjes nga partitë e pushteteve te kaluara, PAN-it dhe LDK-së.

8 vite e kam kundërshtuar PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe NISMA-n.

2 vite po e kundërshtoj VV-në!

Pra raporti është 8 me 2!

Përshkak të kritikave të mia ndaj VV-së jam duke marrë me qindra dhe mijëra sharje, fyerje, kërcënime, linçime dhe shpifje.

Këta që po më fyejnë, shajnë dhe shpifin po kërkojnë që unë të heshti, mos ta kritikoj VV-në, të bëhem me ta dhe si ata.

Por jo, unë jam kryetar i Partisë FJALA.

Partia FJALA ka programin e vet, rrugën e vet dhe qëllimin e vet.

Rruga që ne kemi zgjedhur, është rrugë e paqes dhe jo e dhunës, rrugë e bindjes dhe jo imponimit, rrugë e argumentit dhe jo fyerjeve e shpifjeve.

Ne nuk e pasojmë shumicën, por të drejtën dhe të vërtetën

Partia FJALA nuk është as me VV-në, as me PAN-in dhe as me LDK-në.

Në linket e mëposhtme i keni rreth 300 video të paraqitjeve të mia në Kuvendin e Kosovës dhe në debatet e ndryshme televizive.

Këtu do t’i shihni të gjitha qëndrimet e mia kundër PDK-së, AAK-së, LDK-së, NISMA-s dhe së fundi VV–së.

Pse po e bëj këtë?

Këtë po e bëj për të mirën e atyre simpatizantëve të VV-së që po më fyejnë, shajnë, ofendojnë, linçojnë, kërcënojnë dhe shpifin.

Nëse edhe pas këtyre argumenteve ata vazhdojnë me rrugën e njejtë të shpifjes dhe sharjeve, atëherë e paqin vetën në qafë në Ditën kur askujt nuk i bëhet padrejtësi, në Ditën e Gjykimit kur do të dalim para ZOTIT të Lartëmadhëruar.  /Insajderi.com