fbpx

Kelmendi premton revolucion në bujqësi

Kelmendi premton revolucion në bujqësi

Ministria e Bujqësisë funksionin qysh prej themelimit të institucioneve të pavarura të vendit por produktet e prodhuara nga toka dhe bujqit  kosovar nuk përbëjnë as gjysmën e produkteve që konsumohet nga kosovarët.

Por zëvendëskryeministri i ri i Qeverisë, biznesmeni Ramiz Kelmendi, thotë se kjo do të ndryshoj brenda 4 muajve.

“Bujqësinë do ta zhvillojë brenda katër muajve. Nuk do të ketë nevojë që të importohet asnjë produkt në Republikën e Kosovës e që mund të kultivohet në Kosovë. Flas nëse mund të prodhohet”, ka thënë ai në një prononcim për gazetën Fjala.

Kelmendi nuk është ndalur me kaq. Ai ka folur edhe për industrinë e tekstilit. Ka thënë se ka ide “nuk i ka asnjë shtet në rajon”.

“Me tekstil do të punësoheshin një numër i madh i grave kosovare. Do të arrijmë që industrinë ushqimore të prodhojmë prodhime për konsum më të mëdha se sa prodhimet që importohen në Kosovë”, ka thënë biznesmeni zëvendëskryeministër.

Sipas tij 90 për qind e kosovarëve do të konsumojnë prodhime vendore. E për ta mbërri këtë, Kelmendi thotë se “do ta zvogëloj informalitetin”./Insajderi.com