Kelmendi: Vetëvendosje po shpërfaq urrejtje ndaj Islamit

Kelmendi: Vetëvendosje po shpërfaq urrejtje ndaj Islamit

Përderisa Vetëvendosje i ka reaguar në tërësi marrëveshjes për normalizim ekonomik të arritur dje, mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington në pranin  e Presidentit Trump, Gëzim Kelmendi, ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, i ka reaguar një pjese të reagimit të Vetëvendosjes, aty ku Kosova cilësohet si vend islamik nga ana e Presidentit Trump, njofton Insajderi.

Gezim Kelmendi ka reaguar ndaj deklaratave të Vetëvendosjes, të cilat sipas tij në radhë të parë janë urrejtje ndaj Islamit, dhe së dyti, Kelmendi ka thënë se VV-ja nuk arrin ta bëjë dallimin mes një ‘vendi islamik’ dhe një vendi me ‘shumicë myslimane’.

“Presidenti Trupm e ka cilësuar Kosovën vend me shumicë myslimane, dhe ky fakt e pengon VV-në”.

Tutje Kelmendi ka vazhduar duke thënë se “VV-së i pengon të cilësohemi si vend islamik, por votat i ka marrë nga një popullsi me shumicë myslimane”./Insajderi.com