Këmbët e palodhura të Zlatan Ibrahimoviç

Këmbët e palodhura të Zlatan Ibrahimoviç

Njëzet vjet “punë e palodhur” nuk kanë përkeqësuar këmbët e Zlatan Ibrahimoviç.

Ai ka postuar një fotografi ku shfaqen këmbët e tij me mesazhin “Pas 20 vitesh punë të ashpër janë akoma të freskëta dhe bëjnë akoma diferencën”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Instagram.

Sigurisht, karriera e tij në nivele të larta është karakterizuar nga një vazhdimësi në rendiment dhe shumë trofe të fituar.

Sulmuesi, që tani luan me Manchester United, i cili ka shënuar golin e 25 mijë të Premier League, ka qenë gjithmonë i sigurt në vete dhe ka përfituar nga rasti për ta theksuar këtë në profilin e tij në Instagram, shkruan Telesport.

Pasi ka fituar titujt në kampionat me Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, PSG dhe Superkupën e Anglisë me United (në gusht), suedezi synon të fitojë edhe Premier League, edhe pse “Djajtë e Kuq” të Mourinho-s nuk janë në një pozicion të mirë në renditje.

Por me ato këmbë që “vazhdojnë të bëjnë diferencën” duhet të jetë gjithçka më e lehtë, ka shtuar Ibrahimoviç.

unnamed-1