Kendall Jenner reagon ashpër ndaj mediave

Kendall Jenner reagon ashpër ndaj mediave

Modelja e famshme Kendall Jenner ka akuzuar TMZ-në nëpërmjet rrjeteve sociale se i ka vënë jetën në rrezik.

Të martën, TMZ publikoi një lajm ku tregonte vendndodhjen e saktë të shtëpisë së Kendall dhe nuk kaloi shumë kohë kur një fans iu shfaq në pishi

Personi në fjalë u identifikua si John Ford. Tashmë 37-vjeçari ndodhet në rajonin e policisë së Los Angeles.

“Si mendoni se unë ndihem kur këta njerëz të frikshëm e dinë se ku ndodhet shtëpia ime? Sepse ju nuk publikuat vetëm fotot por edhe vendodhjen time. Nuk është aspak e sigurtë! Ku është respekti ndaj privatësisë???”, shkruan Jenner në “Twitter”, duke dënuar kështu veprimin e revistës dhe u bën thirrje të kuptojnë se vendosën në rrezik jetën e saj.