Këngën që nuk deshi Melinda që ta dëgjojnë fansa, publikohet nga një anonim

Këngën që nuk deshi Melinda që ta dëgjojnë fansa, publikohet nga një anonim

E diskutuar për çdo lëvizje në jetën e saj deri në detajin me të vogël është këngëtarja, Melinda Ademi e c ila së fundi në një intervistë ka rrëfyer për jetën e saj.

Ajo ka treguar shumë çka duke mos hezituar të përgjigjët edhe në pyetje provokuese.

E pyetur nga moderatori se nëse ka ndonjë këngë që nuk do ta publikonte kurrë, reperja me prejardhje nga Mitrovica bëri të ditur se ekziston në fakt një këngë e tillë.

Bëhet fjalë për një këngë të vitit 2018 të titulluar “Lej”, e cila ishte publikuar pas suksesit të këngës së parë “Lulija”.

Ajo tha se e ka larguar atë këngë pasi që nuk ishte në stilin e sqaj.

Por menjëherë pas shfaqjes së saj në këtë intervistë, kjo këngë është hedhur në kanalin YouTube nga një anonim.

Kënga dhe klipi që Melinda me dëshirë dhe vetëdije e ka hequr nga kanali i saj, tani është i disponueshëm për t’u parë nga fansat, ani pse me kualitet më të dobët.

Kujtojmë që Melinda se fundi ka sjellë bashkëpunimin e saj me reperin, Gjiko dhe këngëtaren, Nora Istrefi./Insajderi.com