Këngëtarët e njohur që tentuan të bëjnë kopje të këngës “Despacito”

Këngëtarët e njohur që tentuan të bëjnë kopje të këngës “Despacito”

Kënga “Despacito” e këngëtarit nga Porto-Rikoja, Luis Fonsi, me ritmin e saj të ngjashëm me rege, është vlerësuar se është kënga me më së shumti shikime i të gjitha kohërave.

Kompania, Universal Music Latin Entertainment, tha se “Despacito”, në formën e saj origjinale dhe në verzionet remiks, ka arritur 4.6 miliardë shikime në platforma të ndryshme, përfshirë YouTube dhe Spotify.

Kjo është kënga e parë në gjuhën spanjolle që kaq arritur shikueshmëri të lartë, prej këngës së njohur “Makarena”, në vitin 1996.

Duket se ky sukses marramendës dhe tejet i pëlqyer për Despaciton ka shtyrë shumë këngëtarë me famë botërore të bëjnë këngë të ngjashme.

Vetëm 2 muaj pas publikimit të këngës Despacito, këngëtari Enrique Inglesias ishte frymëzuar të realizojë një këngë shumë të ngjashme, ritmike, normalisht në spanjisht.

Kënga e Inglesias është e titulluar SUBEME LA RADIO, në bashkëpunim me dy këngëtarë të tjerë spanjoll, Descemer Bueno, Zion & Lennox.

Madje kësaj këngë nga Enrique, SUBEME LA RADIO, fansat kanë bërë krahasimin me mega hitin Despacito se cila këngë është më e mirë.

Pas këngëtarit spanjoll vjen edhe këngëtarja e njohur latine Jennifer Lopez, e cila është frymëzuar nga Despacito. Për herë të fundit Lopez ka kënduar në spanjisht në vitin 2006, kur realizoi albumin të titiulluar “Como Ama una Mujer”.

Kanë kaluar më shumë se 10 vite deri kur këngëtarja zgjodhi ti kthehet këtij stili,  fare koicidencë pas hitit spanjoll Despacito.

Për ata që i ka marrë malli të dëgjojnë Jennifer të këndojë në spanjisht, tani mund të dëgjojë këngën më të re të këngëtares, “Ni Tú Ni Yo”, në bashkëpunim me dy këngëtarë tjerë spanjoll, Gente de Zona.

Nga të gjithë artistët botëror, më së miri ju kishte qepur kësaj kënge këngëtari nga Kanadaja, Justin Bieber.

Bieber menjëherë pas 3 muajve të publikimit të këngës Despacito kërkoi nga dy artistet spanjoll që të bëhet pjesë e këtij hiti, duke bashkëpunuar me ta./Insajderi.com