fbpx

Këngëtaret shqiptare në Instagramin e Diplo-s (FOTO)

Këngëtaret shqiptare në Instagramin e Diplo-s (FOTO)

Diplo është një DJ i njohur amerikan, i cili ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren kosovare, Dua Lipa.

Krahas miqësisë shumë të mirë më Dua Lipën, ai së fundmi ka ripostuar edhe një fotografi me këngëtaren nga Kosova, Era Istrefi.

Këngëtaret e njohura shqiptare mbrëmë kanë marrë pjesë në mbrëmjen që i paraprinë ceremonisë Grammy Awards, që do të mbahet sonte, shkruan KultPlus. Në këtë ngjarje prestigjioze janë të nominuara dy këngëtaret shqiptare, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, të dyja në kategorinë “Best new artist”.

Më poshtë ju sjellim fotografitë e këngëtareve shqiptare, që ka publikuar DJ i njohur, Diplo.