Këngëtari i famshëm martohet fshehurazi me të dashurin

Këngëtari i famshëm martohet fshehurazi me të dashurin

Këngëtari i njohur Tiziano Ferro i ka dhënë fund beqarisë.

Ceremonia u mbajt të shtunën më 13 korrik në orën 18:00, në një vilë në Sabaudia, provincë në Lazio, në prani të rreth 40 miqve më të afërt.

Tiziano Ferro, 39 vjeç, u martua me Victor, 54 vjeç, nga Los Anxhelos. Prindërit e këngëtarit ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoni. Mediat shkruajnë se dasma ishte e blinduar shumë.

“Vanity Fair” shkruan se çifti ishte martuar fshehurazi më 25 qershor të vitit të kaluar në Los Angeles, në qytetin ku këngëtari u zhvendos për të jetuar.