Këngëtari me famë botërore tregon eksperiencën e tij gjatë luftës në Kosovë

Këngëtari me famë botërore tregon eksperiencën e tij gjatë luftës në Kosovë

Këngëtari 45-vjeçar me famë botërore, James Blunt, i cili në vitin 2005 ishte në kulmin e famës së tij me albumin e tij të vetëm, “You’re Beautiful” ka folur për eksperiencën kur kishte shërbyer si ushtar britanik në luftën në Kosovë.

Në një intervistë për gazetën “The Sun”, Blunt ka thënë se lufta e Kosovës e bënë të zemërohet shumë.

Blunt ka thënë se lufta e Kosovës e bënë atë shumë të pikëlluar.

“Unë isha në ushtri gjatë luftës në Kosovë, kështu që kam parë shumë të vdekur dhe ky pikëllim është pjesë e pa ndryshueshme e jetës sime”, ka thënë Blunt. /Insajderi.com

Review – Stupcat / Historia e humorit kosovar

Review – Stupcat / Historia e humorit kosovar

Gepostet von Review am Samstag, 19. Oktober 2019

 

InDoks Promo | Lufta e pistë

Zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti në përgjithësi u konsideruan si të mira. Dikush i përshkroi edhe si zgjedhje të nivelit të demokracive perëndimore. Por, çka ndodhi në prapaskenë? Çka ndodhi pasi që u mbyllën kutitë? Sa pati vjedhje, manipulim e avullim votash brenda partive dhe kandidatëve të ndryshëm? Sa vota pastaj u morën nga një parti e shkuan tek një tjetër? Sa masiv është ky operacion i vjedhjeve edhe brenda llojit në politikën kosovare dhe si e ka stimuluar këtë fenomen sistemi gjyqësor në vend?Janë vetëm disa prej pyetjeve që marrin përgjigje në këtë dokumentar të InDoks. Është një dokumentar për luftën e pistë të kandidatëve për deputetë që për ironi ata vijnë në Kuvend për të bërë shtet ligjor, por del që një pjesë e tyre e marrin këtë pozitë përmes krimit.“Lufta e pistë”, me autor Visar Duriqi, këtë të diele në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi.

Gepostet von InDoks am Samstag, 19. Oktober 2019