Këngëtari nga grupi “Aurora” teston pozitiv për coronavirus

Këngëtari nga grupi “Aurora” teston pozitiv për coronavirus

Grupi “Aurora”, na kujton këngë të pavdekshme si “Lele kaçurrele”, “Lady” apo “Larg je ti”, dhe po ashtu këngëtarin kaçurrels, Ylli Valla.

Në fakt, Ylli po e përjeton vetë të qenit i infektuar me coronavirus, prej më shumë se një jave, njofton Insajderi.

Ai ka tregon se pas shfaqjes së disa shenjave të Covid-19, u paraqit në Klinikën Infektive dhe ku në analizat e bëra këngëtari rezultoi pozitiv me coronavirus.

Këngëtari rrëfen se u vetizolua me familjen në shtëpi prej ditës së martë, dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile, përveç disa shqetësimeve të vogla.

“Nuk kam pasur ethe dhe temperaturë, kam pasur kollë, hundë dhe djersitje. Ndërsa nuhatjen dhe shijimin nuk i ndjej më fare. Ushqehem, por nuk ndjej as shije, as aromë. Është shumë e çuditshme kjo pjesë, por po shpresoj që do të më kthehen”, tha ai në intervistë.

Sa i përket mënyrës se si ai kontraktoi virusin, këngëtari është shprehur se mund të ketë ndikuar lehtësimi i masave në Kosovë dhe hapja e aktiviteteve. Por duke qenë se ai punon në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe është në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëz, nuk përjashtohet mundësia ta ketë marrë edhe në punë. /Insajderi.com