Këngëtari priti pesë vjet që t’i shprehte ndjenjat vajzës që donte

Këngëtari priti pesë vjet që t’i shprehte ndjenjat vajzës që donte

Këngëtari shumë i njohur, Shawn Mendes priti me vjet të tëra që t’i shprehte ndjenjat këngëtares Camila Cabello, nga frika se ajo do e refuzonte, shkruan Insider, transmeton Insajderi.

“Duhet shumë kurajo t’i thuash të dua gruas që e do”, tha Mendes për Access Hollywood.

“Frika e refuzimit zgjati për pesë vjet dhe ishte kjo që më ndalonte”, shtoi ai. “U desh shumë kohë. Shumë kohë për përgatitje. Pesë vjet nxehje që t’i tregoja se si ndihesha”.

Gjërat ndryshuan në 2015 kur Mendes performoi në turneun botëror të Taylor Swift në 1989. Cabello ndoqi një nga shfaqjet dhe përshëndeti Mendes në prapaskenë. Atje, ata filluan të shkruanin një këngë së bashku, e cila do të bëhej edhe hit më vonë.

E tani dyshja vazhdojnë jetë në një lidhje shumë të lumtur me njëri tjetrin. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shawn Mendes (@shawnmendes)