Këngëtari shqiptar i kërkon publikisht Luanës një bashkëpunim muzikor

Këngëtari shqiptar i kërkon publikisht Luanës një bashkëpunim muzikor

Mbrëmja e sotme pritet të rezervojë shumë surpriza në ekranin e ‘Top Channel’.

Luana ka zbuluar me anë të një postimi në rrjetet sociale të ftuarit e kësaj mbrëmje, të cilët janë Samanta Karavella, Rovena Dilo, Leonora Poloska, Stresi, Onat dhe Devis Xherahu. Ky i fundit ka vendosur gjithashtu që t’i kërkojë moderatores publikisht të kenë një këngë së bashku.

Ky moment nuk ka kaluar pa ovacionet e publikut, të cilët duket se e kanë konfirmuar të parët këtë bashkëpunim.

Nuk dihet nëse Vjollca do të sjellë një këngë me Devisin në muajt e ardhshëm, megjithatë vetëm disa ditë më parë ajo lajmëroi rikthimin e saj në muzikë me anë të koncerteve të mbajtura për festat e nëntorit.