
Në mbrëmjen e djeshme në kuadër të emisonit “Shiko kush luan” ishte i ftuar këngëtari Dren Abazi.
Në lojën “Ndaje ose haje” që është pjesë e emisionit, ku të ftuarve u duhet të përgjigjen në një pyetje të vështirë ose të hajnë ushqimet e tmerrshme në tavolinë.
Dreni zgjodhi të përgjigjej në pyetjen se me cilën këngëtare komerciale nuk do të bënte kurrë bashkëpunim, pavarësisht numrit të madh të klikimeve dhe ndjekësve që ajo ka.
Dreni u përgjigj duke thënë emrin e këngëtares nga Shqipëria, Enca.