Këngëtarja e famshme po bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e famshme po bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur dominikane, Natti Natasha dhe i fejuari i saj Raphy Pina janë në pritje të ëmbël.

Ishte këngëtarja ajo që ndau lajmin për shtatzëninë teksa rrëfeu për vështirësitë e saj me fertilitet për “PEOPLE Espanol”, njofton Insajderi.

Natasha, e cila është pesë muaj shtatzënë, tha kur ajo dhe Pina vendosën se duan të kenë një bebe, u ishte thënë se do duhej fertizilim in-vitro. Kjo sepse këngëtarja kishte hequr disa cista dhe një tub fallopian në të kaluarën.

“Hormonet të çmendin; nuk e di në do të qash apo të qeshësh. Por nuk më interesonte. Isha e lumtur që po e bëja”, tha ajo për procesin. /Insajderi.com