Këngëtarja e njohur kapet ‘mat’ me partnerin e ri

Këngëtarja e njohur kapet ‘mat’ me partnerin e ri

Pas prishjes së fejesës me agjentin e saj, Christian Carino, këngëtarja Lady Gaga iu përkushtua vetëm karrierë, por mesa duket tani është në lidhje të re.

Në pritje të Vitit të Ri në Las Vegas, këngëtarja është shoqëruar nga një mashkull, i cili nuk është emër i njohur për publikun, ndërsa nuk e ka fshehur romancën gjatë gjithë natës.

Gaga e ka mbajtur për dore shoqëruesin e saj, ndërsa më pas e ka puthur në çastet festive dhe të gjitha lëvizjet e këngëtares janë xhiruar nga të pranishmit, ndërsa disa video janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Lady Gaga e ndërpreu befas fejesën me Carinon gjatë kohës kur u bë krye temë e mediave për lidhjen e përfolur me Bradley Cooper gjatë realizimit të filmit “A Star Is Born”.