Këngëtarja e njohur nuk e ka idenë se kush është Tayna: Nuk e njoh dhe…

Këngëtarja e njohur nuk e ka idenë se kush është Tayna: Nuk e njoh dhe…

Sapo përmendim muzikën popullore të Shqipërisë së mesme, në mendje na vjen e madhja Merita Halili, e cila prej 23 vjetësh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por gjithnjë duke u rikthyer me koncerte në gjurmët shqiptare.

E ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, këngëtarja është “ngacmuar” përgjatë bisedës edhe për këngëtaret e reja të skenës shqiptare të cilat janë të zhanreve të ndryshëm nga Halili.

Një ndër to është edhe Tayna për të cilën Merita Halili është habitur kur e ka dëgjuar si emër pasi nuk e njihte e në këtë formë nuk mund të japë një opinion për të.

“Nuk e njoh dhe nuk mund të jap një opinion. Të më fali goca, mund të jetë shumë e talentuar, por ngaqë kam 23 vjet në Amerikë, nuk e kam ndjekur.”, tha Merita Halili në studion e “Rreze dielli” ne report tv.