fbpx

Këngëtarja e njohur pranon publikisht ndërhyrjen kirurgjike në hundë

Këngëtarja e njohur pranon publikisht ndërhyrjen kirurgjike në hundë

Këngëtarja e njohur shqiptare Gerta Mahmutaj dhe partneri i saj DJ John Van Ride ishin të ftuarit e radhës në emisionin “Trokit”.

Në një intervistë të gjatë, live dyshja tregoi për projektin muzikor që sapo kanë publikuar gjithashtu u ndalën të tregonin për disa detaje nga jeta e tyre personale.

Ajo që zbuloi më shumë detaje ishte Gerta, e cila këtë herë foli për ndërhyrjen e saj estetike në hundë.

Teksa ishte duke biseduar me moderatorin e emisionit, për projektin e ri muzikor, ajo kaloi një incident të vogël dhe Ermali nuk e la pa e ngacmuar.

Ai i thotë se kjo është nga syri i keq sepse të gjithë po pyesin nëse ke bërë ndonjë ndërhyrje estetike.

‘Pse mo, s’kam qenë më e bukur më përpara? Po kam bërë hundën. Unë s’kam pasur me mëdyshje. Kam pasur të fiksuar në kokë që do e ndryshoja, isha e vendosur për ta bërë ndërhyrjen. Unë s’kam pasur asnjë problem, ishte e gjitha çështje estetike. Ishte i vetmi detaj në fytyrë që doja ta ndryshoja’ – tha Gerta pa e menduar dy herë.

Gerta Mahmutaj dhe partneri i saj DJ John Van Ride janë një nga çiftet më simpatikë të ekranit shqiptar, të cilët herë pas here sjellin për publikun projekte të përbashkët muzikorë.