Këngëtarja fituese e Grammy thotë se “pozitiviteti trupor” është komercializuar dhe po keqpërdoret

Këngëtarja fituese e Grammy thotë se “pozitiviteti trupor” është komercializuar dhe po keqpërdoret

Këngëtarja amerikane fituese e Grammt, Lizzo mendon që lëvizja që ka për qëllim të ndihesh mirë me trupin tënd, është duke u komercializuar dhe duke u manipuluar nga njerëz që nuk kanë nevojë për të.

Ajo tha këtë gjë në një paraqitje ku po festonte të qenit “gruaja e parë me ngjyrë” që do të shfaqej në kopertinën e Vogue Magazine.

Pozitiviteti i trupit është një lëvizje që thirr për pranimin e të gjitha formave dhe madhësive të trupave.

“Është komercializuar në masën që ti e sheh hashtagun “body positive” nën fotot e vajzave që nuk kanë nevojë për të. Shumica prej tyre kanë proporcione të vogla, me forma tërheqëse. Sidomos vajzat e bardha”.

Lizzo tha se ajo është e kënaqur që kjo lëvizje është përhapur por nuk i pëlqen që njerëzit po përfitojnë prej saj.

“Vajzat me vithe të trasha, vajzat me stomak të lëshuar, me bel të trashë, me strija, vajzat që nuk mund të gjejnë rroba të madhësisë së tyre, ato duhet të përfitojnë nga kjo lëvijze,” ka thënë ajo./Insajderi.com