Këngëtarja kosovare zbulon gjininë e bebes

Këngëtarja kosovare zbulon gjininë e bebes

Vetëm 5 ditë më parë, këngëtarja Gjira Kajtazi ka dhënë lajmin se është në pritje të një fëmije.

Ajo publikoi një foto në ‘Instagram’ ku tregonte barkun e rrumbullakosur dhe e përshkruajti shtatzëninë e saj si ndjenjën më të bukur.

Gjira nuk kishte treguar asnjë detaj tjetër lidhur me beben e saj dhe postimet në rrjetet sociale kanë qenë të pakta, por ditën e sotme ajo ka vendosur të zbulojë gjininë e fëmijës.

Pasi i ka lënë fansat të hamendësojnë për disa orë, ajo ka zbuluar se është në pritje të një djali. Teksa dita e lindjes po afron dalëngadalë, jemi ende kuriozë të dimë çfarë emri kanë vendosur për vogëlushin.